Serwer: Gjasat për masa shtesë ndaj Kosovës, të mëdha
Foto: Laura Hasani

Serwer: Gjasat për masa shtesë ndaj Kosovës, të mëdha

Aktuale September 18, 2023 - 09:35

Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins”, ka thënë se pas takimit të së enjtes Borrell – Kurti - Vuçiq, gjasat për masa shtesë janë të mëdha, porse shton që për të ato do të ishin të pajustifikueshme.

“Unë mendoj se ka gjasa, megjithëse do t’i konsideroja masat e tilla si të pajustifikuara. Prishtina ka paraqitur një propozim të arsyeshëm që me sa duket nuk është diskutuar. BE-ja dhe Serbia duan të diskutojnë Asociacionin, pa marrë parasysh çështjet e rëndësishme për Kosovën. Kjo nuk do të funksionojë”, ka thënë Serweri.

Të enjten e 14 shtatorit Kosova e Serbia nuk u pajtuan për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes të arritur në Bruksel dhe të aneksit të saj të dakorduar në Ohër.

Plani i Kosovës nuk u pranua nga Serbia e BE-ja. E për planin e konsensusit të prezantuar nga BE-ja Kurti tha se ishte kushtëzim i zbatimit të gjithë marrëveshjes me Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe akomodim i kërkesave të Serbisë. /eo