Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite interpelanca e Kurtit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje, ku në rend dite janë një sërë pikash nga seancat e kaluara dhe caktimi i seancës së re të radhës.
Mes pikave të propozuara për seancën e radhës është edhe interpelanca me kryeministrit Albin Kurti në lidhje me çështjen: “Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Pikat nga seanca plenare e paraparë më 28 korrik 2023, janë: Votimi në parim i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, votimi i Projektligjit nr. 08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”, votimi i Projektligjit nr. 08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë, votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-207 për tekstet shkollore, shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, raporton RTKlive.
Po ashtu në rend janë edhe zgjedhja e komisionarit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media, shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-125 për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-245 për artin dhe kulturën, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
Ndërkaq pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 shtator 2023: Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërt dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës, interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-250 për ndryshime klimatike, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë dhe propozimi i GP të LDK-së për emërimin e anëtarëve në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.