Murati akuzon Kushtetuesen se po mban të bllokuara tri ligje me kërkesë të tri partive opozitare
Foto: Laura Hasani

Murati akuzon Kushtetuesen se po mban të bllokuara tri ligje me kërkesë të tri partive opozitare

Aktuale September 17, 2023 - 19:20

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po mban të bllokuara tri ligje.

Sipas tij, kjo po ndodhë në emër të ‘interesit publik’ nga kërkesat e tri partive opozitare parlamentare, transmeton klankosova.tv.

”Ligjet që po mbahen të bllokuara nga Gjykata Kushtetuese në emër të “interesit publik”:

– Ligji për çmimet tavan (dërguar nga LDK)

– Ligji për pagën minimale (dërguar nga AAK)

– Ligji për faljen e tatimit në pronë (dërguar nga PDK)”.