Kurti e Bislimi nesër mbajnë konferencë për media

Kurti e Bislimi nesër mbajnë konferencë për media

Aktuale September 17, 2023 - 15:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, nesër do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet nga ora 10:30, në ndërtesën e Qeverisë.

Arsyet e konferencës nuk janë bërë publike, derisa kjo është dalja e parë e Kurtit në konferencë pas takimit trepalësh të së enjtes në Bruksel.

Takim i nivelit të lartë është konsideruar i dështuar, pasi që përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se kryeministri Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis dhe se ka insistuar në njohje de- facto, derisa të njëjtin propozim të BE-së e ka pranuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq