Abdixhiku: Struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse

Abdixhiku: Struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse

Aktuale September 17, 2023 - 14:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë duke vazhduar me zgjedhjen e katër kuvendeve në Prishtinë.

Sipas Abdixhikut takimet me qytetarë po i japin shpresë dhe se po konfirmohet përkrahja për “Rrugën e re”, të LDK-së.

“Të faleminderit Prishtinë për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje kreu i LDK-së shton se e ardhmja është e ndritshme.

“Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet”, ka shkruar ai.