“Termokos”-i ka zgjeruar rrjetin në tetë lagje, njofton Rama

“Termokos”-i ka zgjeruar rrjetin në tetë lagje, njofton Rama

Aktuale September 17, 2023 - 14:07

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Termokos-i ka zgjeruar rrjetin e tetë lagjeve dhe me këtë rast janë kyçur rreth 40 mijë qytetarë.

Ai ka thënë se kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit në mënyrë që të kemi një Prishtinë sa më të gjelbër, raporton Zeri.info.

“Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40,000 qytetarë në 8,900 njësi të reja banimi. Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa”, shkroi Rama në Facebook. /Zëri