Pesë të vdekur nga tri aksidente, Haradinaj apel Policisë të jenë më vigjilentë

Pesë të vdekur nga tri aksidente, Haradinaj apel Policisë të jenë më vigjilentë

Aktuale September 17, 2023 - 14:03

Dita e djeshme ishte e kombshme për vendin tonë, pasi për pak orë pesë persona humbën jetën nga aksidentet rrugore.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u ka shprehur fillimisht ngushëllime familjarëve të viktikave dhe më pas ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes, shkruan Zeri.info.

Ai ka thënë se edhe Policia e Kosovës duhet të jenë vigjilent dhe të mos jenë tolerantë ndaj atyre që shkelin rregullat në komunikacion.

“Mos e humbni jetën dhe mos i merrni jetën askujt në komunikacion.

Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i përcjell lajmet për tragjeditë në komunikacion, të cilat rezultuan me humbje jete, fatkeqësisht. Apeloj te çdo pjesëmarrës në komunikacion për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave. Nuk është vetëm jeta juaj në lojë, por edhe jeta e të tjerëve!

Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, lutemi për shërim sa më të shpejt të të lënduarve!”, shkroi Haradinaj në Facebook. /Zëri