Përjashtimi i nxënësve nga mësimi për mungesë të librave

Përjashtimi i nxënësve nga mësimi për mungesë të librave

Aktuale September 17, 2023 - 08:58

Çështja e librave ka qenë kryetemë këtë vit të ri shkollor.

E në mungesë të tyre, ka pasur shkolla që ka ndëshkuar nxënës, si rasti në Mitrovicë të cilin e raportoi vetë drejtorja e arsimit atje.

Por, ndëshkimi i nxënësve për mungesë librash po shihet nga njohësit e arsimit si i papranueshëm.

Megjithatë në kryeqytet thonë se nuk e praktikojnë këtë metodë.

Në shkollën fillore “Gjergj Fishta” thonë se në këto raste nxënësit punojnë në çifte për të qenë të angazhuar te gjithë.

E një problem në shkolla mbetet braktisja e orëve mësimorë, raporton teve1.

Për këtë çështje ka bërë hulumtim Instituti Pedagogjik i Kosovës, ku nga të dhënat e nxjerra thuhet se kjo është një dukuri shqetësuese në përgjithësi, dhe se vendqëndrimi i tyre sipas hulumtimit rezulton të jetë rreth 50% në kafene e vende tjera të ngjashme.

Edhe njohësi i arsimit thotë se ikja nga orët është problem i kamotshëm që është aktual edhe sot.

Sipas hulumtuesve, një gjë e tillë po praktikohet shumë shpesh e kjo po shkakton pa siguri në të gjitha aspektet në nxënien e mësimit.