Sot mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell

Sot mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell

Aktuale September 17, 2023 - 07:59

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e sotme do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale diellore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim. /Zëri