FSK-ja realizon përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në ushtrimin “Cambrian Patrol”

FSK-ja realizon përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në ushtrimin “Cambrian Patrol”

Aktuale September 16, 2023 - 15:02

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar përgatitjet përfundimtare për pjesëmarrje në “Cambrian Patrol” që realizohet në Uells të Mbretërisë së Bashkuar.

Ministri Maqedonci ka thënë se kjo bëhet me mbështetjen e ushtarakëve të Regjimentit Mbretëror Anglian nga Forcat e Armatosura Britanike.

“Ekipet e FSK-së për vite me radhë, marrin pjesë në këtë ushtrim me karakter garues ekipor, ku janë pjesëmarrës dhe shumë ekipe nga ushtria britanike dhe vendet partnere. Ekipet e FSK-së deri më tash disa herë kanë përfunduar garën me sukses të lartë, duke fituar medalje”, ka shkruar ai.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se pjesëmarrja në ushtrimin “Cambrian Patrol” rrit bashkëpunimin dhe ndërveprimin e FSK-së me ushtrinë britanike dhe ushtritë partnere, si dhe “ndikon dukshëm në zhvillimin e shkathtësive individuale të ushtarakëve tanë dhe zhvillimin e aftësive taktike të njësive tona”.