Caktohet raportuesja e tretë në lidhje me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Caktohet raportuesja e tretë në lidhje me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Aktuale September 15, 2023 - 15:42

Komisioni për Jodiskriminim e Mundësi të Barabarta i Këshillit të Evropës ka caktuar sot raportuesen e radhës në lidhje me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KE.

Beatrice Fresko nga Polonia është caktuar raportuese e këtij komisioni, e cila do të punojë raportin për Kosovën bashkë me dy raportues të tjerë, të cilët janë zgjedhur me herët, transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, i cili po qëndron në Paris, ku po merr pjesë në punimet e këtij komisioni të Këshillit të Evropës.

“Urime Komisioni për Jodiskriminim e Mundësi të Barabarta i KE-së ka votuar Beatrice Freskon nga Polonia si raportuese për Kosovën”, ka shkruar Tahiri, duke theksuar se në Paris ka theksuar se Kosova ka avancuar Kushtetutën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar. /Zëri