Specialja ia konfiskon telefonin edhe vëllait të heroit Hakif Zejnullahu
Foto: Laura Hasani

Specialja ia konfiskon telefonin edhe vëllait të heroit Hakif Zejnullahu

Aktuale September 15, 2023 - 14:06

Zyrtarë policorë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Bajram Zejnullahut, vëllait të heroit Hakif Zejnullahu.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se konfiskimi i telefonit të Zejnullahut është bërë sot.

Familja Zejnullahu njihet si një nga familjet e para që kanë shërbyer si bazë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se përveç Zejnullahut, me urdhër të Gjykatës Speciale, telefonat u janë konfiskuar edhe Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Në lidhje me konfiskimin e telefonave nga Specialja sot është protestuar përpara zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.