Kurti: Kujdesi ndaj nënave dhe fëmijëve, 22 vetura do t’u shpërndahen komunave për vizita nëpër shtëpi

Kurti: Kujdesi ndaj nënave dhe fëmijëve, 22 vetura do t’u shpërndahen komunave për vizita nëpër shtëpi

Aktuale September 15, 2023 - 09:50

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e këtyre veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.

“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, shkroi Kurti, derisa bashkëngjiti edhe një video.