Arifi: Shqiptarët e Luginës janë peng i dialogut Kosovë-Serbi 
Foto: Laura Hasani

Arifi: Shqiptarët e Luginës janë peng i dialogut Kosovë-Serbi 

Aktuale September 15, 2023 - 01:31

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është takuar me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Arifi tha se e njoftoi Escobarin me situatën e përgjithshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

I pari i Preshevës theksoi se janë peng i dialogut.

“Jo vetëm unë por edhe kolegët e tjerë të Luginës së Preshevës kemi kërkuar me vite mos të them dekada, që të përfshihemi në dialog, të jemi pjesë e ndonjë teme, ashtu që përmes dialogut të mund të vendosim parimin e reciprocitetit që të përfitojmë edhe gjithashtu ne ashtu siç po përfitojnë serbët në veri të Kosovës”, tha Arifi. /klankosova