Osmani takon Hovenierin, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Osmani takon Hovenierin, flasin për zhvillimet e fundit në vend

Aktuale September 14, 2023 - 21:40

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi u realizua “po ashtu në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më ç’rast do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara ne New York”.

“Presidentja Osmani dhe Amabasadori Hovenier diskutuan poashtu për marrëveshjen e grantit që do të nënshkruhet nesër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe rëndësinë e vazhdimit të projekteve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e Presidencës.