Shabani-Rama në bashkëpunim me CLARD dhe IKD, mban takim e radhës me qytetarë në Gjykatën e Drenasit

Shabani-Rama në bashkëpunim me CLARD dhe IKD, mban takim e radhës me qytetarë në Gjykatën e Drenasit

Aktuale September 14, 2023 - 21:09

Organizata CLARD në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe në bashkëpunim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, kanë organizuar të enjten takimin e radhës me qytetarë dhe organizatat e shoqërisë civile në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”.

Ky takim, u mbajt në objektin e Gjykatës Themelore të Prishtinës – Dega në Drenas, me qëllim që çdo qytetar i interesuar ta vizitojë gjykatën, ta takojë kryetaren dhe të njihet nga afër me punën që bëhet në gjykatën më të madhe në vend, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Dita e Hapur në Gjykatë” sot ishte një ditë bashkëbisedimi e kryetares së gjykatës me qytetarët, mediat e shoqërinë civile, me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë u informuan për zotimin e kryetares që të jetë sa më afër dhe sa më transparent me publikun”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ky aktivitet implementohet nga organizata CLARD në partneritet me IKD dhe në bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë Departamentit të Shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit INL.

Në prill të këtij viti, në kuadër të aktivitetit “Dita e Hapur në Gjykatë”, ishte organizuar takim në Gjykatën e Podujevës.

Kurse, më 11 shtator 2023, u mbajt takimi i radhës në Gjykatën e Lipjanit. /BetimipërDrejtësi