Mundësia e konfliktit të armatosur, brengë për Ballkanin

Mundësia e konfliktit të armatosur, brengë për Ballkanin

Aktuale September 14, 2023 - 19:26

Sot, në Tiranë, është mbajtur takimi i Ministrive të Punëve të Brendshme nga Bashkimi Evropian dhe Rajoni, i cili hap tiparin e takimeve të Procesit të Berlinit, Samiti i të cilit do të jetë me 16 Tetor po në Tiranë.

Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ka thënë se janë disa tema të cilat sot janë shqetësim kryesor për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Cilat janë kërcënimet kryesore për qytetarët sot në rajon? Krimi, krimi i organizuar, droga, trafiku njerëzor, dhuna dhe vandalizmi. Keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe trafikut të armëve . Mundësia e konfliktit të armatosur apo destabilitetit politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe 74% pajtohen se keqinformimi është kthyer në një kërcënim sigurie për vendet e tyre”, ka shkruar Bregu.