Ibishi: E tmerrshme ndalimi i qytetarëve serb të Kosovës nga BIA
Foto: Laura Hasani

Ibishi: E tmerrshme ndalimi i qytetarëve serb të Kosovës nga BIA

Aktuale September 14, 2023 - 18:38

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi tha se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë modalitete joshëse që të motivojë qytetarët serbë nga Kosova që të jenë lojal ndaj shtetit Kosovës.

Ai tha se ka qenë për idenë që të kërkohet një forma tjetër e dorëheqjes e kryetarëve në veri që është një çështje demokratike dhe morale që mund të kërkohet nga qytetarët dhe pasi që ata kanë atë legalitetin, por s’kanë legjitimitetin e përfaqësimit dhe japin dorëheqje.

“Këtë ide e ka dhënë edhe Eskobar e kjo mendoj edhe unë që është shumë më e mirë”, tha ai.

Ai ka folur edhe ndalimet që Serbia po u bënë qytetarëve serb të Kosovës . “Rasti i drejtorit që u ndalua në kufi me Serbinë dhe në vend se ta merr në pyetje policia e merr Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA), gjë që është e tmerrshme”, theksoi ai. /rtk