Çitaku pas takimit Kurti-Vuçiq: Kosova do ta paguajë rëndë

Çitaku pas takimit Kurti-Vuçiq: Kosova do ta paguajë rëndë

Aktuale September 14, 2023 - 17:53

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka reaguar pas takimit që u mbajt në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Çitaku tha se barrën e dështimit të këtij procesi do ta paguajë Kosova.

“Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington. E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel”, tha ajo.

E dyta e PDK-së shtoi se fati i Serbisë nuk është e jona.

“A duan të hyjnë ata në BE a jo?, është zgjedhje e tyre. Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, shtoi Çitaku.

Ajo theksoi se Serbia është e njëjta, si në Rambuje, Vjenë e edhe tash në Bruksel.

“Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush”, theksoi e dyta e PDK-së.

“Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Washington”, tha ajo.