Borrelli kërkoi dorëheqjen e kryetarëve në veri, Kurti: Imponimet nga lartë nuk janë demokratike as të mirëseardhura

Borrelli kërkoi dorëheqjen e kryetarëve në veri, Kurti: Imponimet nga lartë nuk janë demokratike as të mirëseardhura

Aktuale September 14, 2023 - 16:28

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot pas takimit që ka pasur në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kurti është pyetur edhe për kërkesën e BE-së për dorëheqjen e kryetarëve aktual në katër komunat veriore në mënyrë që të hapet rruga drejt zgjedhjeve të reja, mirëpo i njejti ka insistuar në respektim të Udhëzimit Administrativ, që zgjedhjet të bëhen pas referendumit, transmeton Zeri.info.

“Unë jam interesuar për zgjedhje të parakohshme sa më parë, por nuk mund ta detyrosh as kë për dorëheqje, por duhet të respektohet Udhëzimi Administrativ, kjo është rruga ligjore nga poshtë, imponimet nga lartë nuk janë demokratike as të mirëseardhura”, deklaroi Kurti para gazetarëve. /Zëri