Vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri, Aliu: Shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat në tërësi
Foto: Laura Hasani

Vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri, Aliu: Shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat në tërësi

Aktuale September 14, 2023 - 15:07

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është duke vazhduar ndërtimi dhe renovimi i shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës.

Aliu, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se përpjekja e tyre për ndërtimin e shtëpive të para në veri të Republikës së Kosovës veçse ka marrë rrugën e duhur.

“Shumë shpejt pritet të përfundojnë procedurat e tjera për vazhdimin e projektit në tërësi për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tjera në veri të Kosovës”, shkroi Aliu në Facebook.