Vuçiq: Jam i sigurt që do të vijë marrëveshja, duhet të vazhdohet me dialog

Vuçiq: Jam i sigurt që do të vijë marrëveshja, duhet të vazhdohet me dialog

Aktuale September 14, 2023 - 14:18

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se është i sigurt se do të arrihet marrëveshja me Kosovën.

Vuçiqi, mes të tjerash, ka thënë se duhet të vazhdojë dialogu.

“Nuk besoj që kjo është fundi i botës, jam i sigurt qe do të vijë marrëveshja, është diçka që duhet të ndodhë, jam i sigurt që duhet të vazhdojmë të dialogojmë”, u shpreh Vuçiqi para gazetarëve, pas përfundimit të takimit trepalësh në Bruksel.

LEXO EDHE: Vuçiq: Kurti s’e pranoi marrëveshjen, takimi përfundoi pa sukses

Presidenti serb theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur ta pranojë propozimin e BE-së, raporton Klankosova.tv.

“Kurti nuk ka dashur të pranojë propozimin kompromis të BE-së dhe takimi ka përfunduar”, ka thënë ai.