Të drejtat e shqiptarëve të Luginës, temë takimi mes Arifit e Escobarit

Të drejtat e shqiptarëve të Luginës, temë takimi mes Arifit e Escobarit

Aktuale September 14, 2023 - 13:20

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale e politike, por veçanërisht për të drejtat bazë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, raporton Zeri.info.

“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, shkroi Arifi.

Ndër të tjera, ai tha se lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është garanci për forcimin e Kosovës dhe në këtë rast ndikon edhe në forcimin e Luginës së Preshevës.

“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherësh garanci për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës!”, u shpreh ai. /Zëri