Edhe Zubin Potoku i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Edhe Zubin Potoku i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Aktuale September 14, 2023 - 13:05

Leposaviqi sot iu bashkua Asociacionit të Komunave të Kosovës.

E shembullin e njëjtë e ka ndjekur edhe komuna e Zubin Potokut, e cila votoi pro bashkimit në këtë asociacion gjatë mbledhjes së sotme të Kuvendit Komunal të kësaj komune, raporton Zeri.info.

Këtë lajm e bëri të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka, i cili ndër tjera shkroi: “Pas komunës së Leposaviqit, edhe komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Na priftë e mbara!”. /Zëri