Leposaviqi i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Leposaviqi i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Aktuale September 14, 2023 - 11:53

Kuvendi Komunal i Leposaviqit ka votuar pro bashkimit të saj me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Alban Uka, raporton Zeri.info.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit, përmes votimit, pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t'i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës”, shkroi ai në Facebook. /Zëri