Maqedonci dhe Jashari takohen me ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë

Maqedonci dhe Jashari takohen me ministrin e Forcave të Armatosura të Britanisë

Aktuale September 14, 2023 - 11:53

Me ftesë të partnerëve britanikë, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, vizituan Panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër.

Në suaza të vizitës, ministri Maqedonci dhe gjenerallejtënant Jashari të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, atasheu i Mbrojtjes së Kosovës në Londër, atasheu ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë u takuan me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappy.

“Fokus i takimit ishte njoftimi me ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ministri dhe komandanti i FSK-së falënderuan ministrin Heappy dhe Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK-në”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë të palëkundura dhe të përkushtuara në partneritetin afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar. /Zëri