Nis takimi Kurti - Vuçiq

Nis takimi Kurti - Vuçiq

Aktuale September 14, 2023 - 11:33

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nisën takimin në Bruksel, të parin pas më shumë se katër muajsh, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiqi zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.