Tahiri: Ambasadori Berishaj, arritja më e madhe e qeverisë “Kurti”
Foto: Laura Hasani

Tahiri: Ambasadori Berishaj, arritja më e madhe e qeverisë “Kurti”

Aktuale September 14, 2023 - 10:51

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e parë për sesionin vjeshtor e deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se pikërisht kjo seancë shënon edhe vitin e tretë të qeverisë “Kurti”.

Ai madje i quajti këto vite si “anemike”, sepse sipas tij ka pasur mungesë të sukseseve në ekonomi, arsim dhe sektorë të tjerë, raporton Zeri.info.

Tahiri u shpreh se në vend që të debatohej për të arriturat, deputetëve u është imponuar të flasin për keqpërdorimet e Qeverisë në shumë kompani.

“Produkt i qeverisjes suaj për këta tre vjet ka qenë ambasadori Martin Berishaj, shpërlarës i parasë publike, i cili këto veprimet i bëri i papenguar dhe i mbështetur nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani”, u shpreh ai, ndër të tjera. /Zëri