Deputetët e Listës Serbe s’duan t’i humbasin mandatet, veç nënshkruhen
Foto: Laura Hasani

Deputetët e Listës Serbe s’duan t’i humbasin mandatet, veç nënshkruhen

Aktuale September 14, 2023 - 10:50

Deputetët e Listës Serbe janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Vetëm për pak minuta kanë qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës dhe janë larguar nga aty deputetët e Listës Serbe, raporton Zeri.info.

Ashtu edhe siç raportuam më herët, ata kanë ardhur në sallë vetëm për t’u nënshkruar dhe më pas janë larguar, madje sikur donin të mos vëreheshin, një pjesë është larguar një herë e disa të tjerë janë larguar pas 2-3 minutash.

Ata janë nënshkruan e më pas kanë shkuar në bufe, krejt kjo për të mos humbur mandatet si deputetë ngase nëse për gjashte muaj rresht nuk paraqitet në Kuvend deputeti e humb mandatin e tij. /Zëri

Image

Image

Image

Image