Zyrtarja e PE-së shpreson që Kosovës t’i hiqen sanksionet e vendosura nga BE-ja

Zyrtarja e PE-së shpreson që Kosovës t’i hiqen sanksionet e vendosura nga BE-ja

Aktuale September 14, 2023 - 09:59

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot takohen pas shtatë takimesh pa rezultat dhe pas situatës së tensionuar në veri të vendit.

Federica Woelk, asistente e akredituar e Parlamentit Evropian, ka komentuar këtë takim, ku ka thënë se sot të gjithë sytë dhe interesimi janë nga ky takim, shkruan Zeri.info.

Woelku ka thënë se shpreson se Kosovës do t’i hiqen sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Të gjithë sytë nga Brukseli sot, ku Kurti dhe Vuçiqi do të takohen. Shpresojmë që Kosovës do t’i hiqen sanksionet”, shkroi ajo në platformën “X”. /Zëri