Kuvendi sot diskuton për furnizimin me tekste shkollore
Kuvendi i Kosovës në nisjen e sesionit vjeshtor do të mbajë dy seanca, një të rregullt dhe një të jashtëzakonshme.
Seanca e rregullt pritet të fillojë në orën 10:00 dhe në rend të ditës janë miratimi i procesverbaleve nga seancat parlamentare të mëparshme, votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, raporton Zeri.info.
Kurse me fillim në orën 14:00 do të nisë seanca e jashtëzakonshme, ku deputetët do të diskutojnë në lidhje me problematikën e furnizimit të fëmijëve me tekste shkollore.
Seanca plenare
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
Seancë e jashtëzakonshme
Rendi i ditës
Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.