Vuçiqit mund t’i kthehet “boomerang” në Bruksel çështja e sigurisë së serbëve
Foto: Arkiv

Vuçiqit mund t’i kthehet “boomerang” në Bruksel çështja e sigurisë së serbëve

Aktuale September 13, 2023 - 22:33

Rikthimin në tavolinën e bisedimeve, u zotua ta bëjë me temën për sigurinë e serbëve në Kosovë.

Por, kjo çështje të enjten mund t’i kthehet “boomerang” presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në Bruksel ai mund të përballet me akuzat për arrestimin me arsye politike të bashkëkombësve të tij në pikëkalimet kufitare me Kosovën.

Rasti i fundit ndodhi të shtunën me drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radomiroviq, për të cilin ambasadori gjerman Jorn Rohde reagoi të mërkurën duke shkruar se s’është i vetmi që dyshohet se u arrestua me ndërhyrje politike.

Reagim për këtë pengesë që tha se e has edhe vet që një dekadë, nga ndërkombëtarët kërkoi të dielën ministri për Kthim e Komunitete, Nenad Rashiq, njofton Klan Kosova.

Kjo po shihet si një çështje urgjente që Bashkimi Evropian duhet ta trajtojë në dialog.

Arrestimet po konsiderohen si shantazh për serbët që po marrin pjesë në institucionet e Kosovës, në kohën kur Lista Serbe po i bojkoton.

Pas arrestimit të djalit të vartësit të tij, Rashiq tha se do t’i japë disa propozime të pakëndshme kryeministrit, Albin Kurti, por ai nuk ishte i qasshëm gjatë ditës, kur Klani e pyeti për këtë çështje.