Avokati Musa: Veprat e krimeve të luftës nuk parashkruhen përderisa individi është gjallë
Foto: Laura Hasani

Avokati Musa: Veprat e krimeve të luftës nuk parashkruhen përderisa individi është gjallë

Aktuale September 13, 2023 - 17:55

Avokati Skender Musa ka thënë se veprat për krime lufte nuk parashkruhen përderisa individi është gjallë.

“Veprat e krimeve të luftës, përderisa individi është gjallë, nuk parashkruhen, pavarësisht a i pushojnë hetimet me një aktvendim, mund të hapen prapë”, tha ai.

Musa ka përmendur një rast të një kroati që në moshë të shtyrë ishtë dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare dhe i ishte ngritur aktakuzë për krime lufte gjatë luftës së Dytë Botërore.

“Ai i kishte ndihmuar nazistëve”, tha Musa. /T7