Një i vdekur dhe 67 raste pozitive me COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Një i vdekur dhe 67 raste pozitive me COVID-19 në dy javët e fundit në Kosovë

Aktuale September 13, 2023 - 14:38

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes njoftimit, ka bërë të ditur se në dy javët e fundit në vend është raportuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe 67 raste pozitive.

Sipas njoftimit, numri më i madh i rasteve u takon grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

“Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga Komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu, sipas njoftimit, thuhet se përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim. /Zëri