Osmani takohet me komandantin e ardhshëm të KFOR-it, i tregon për strukturat ilegale në veri që sfidojnë sigurinë

Osmani takohet me komandantin e ardhshëm të KFOR-it, i tregon për strukturat ilegale në veri që sfidojnë sigurinë

Aktuale September 13, 2023 - 13:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim gjeneralmajorin Ozkan Ulutash në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, i shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Osmani me ketë rast shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me gjeneralin Ulutash gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

“Gjatë takimit Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Osmani njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për këto sfida të sigurisë, të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat po ashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj, si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve. /Zëri