Prishtinë: Vjedhje e ujësjellësit, konsumatori lidhet me gypin e ujit të fqinjit që jeton në Angli

Prishtinë: Vjedhje e ujësjellësit, konsumatori lidhet me gypin e ujit të fqinjit që jeton në Angli

Aktuale September 13, 2023 - 09:29

KRU “Prishtina” sot ka zbuluar një vjedhje, të cilën ata e kanë cilësuar të shëmtuar.

Në rrugën “Veterniku” në Prishtinë është zbuluar se fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit, i cili jeton në Angli, transmeton Zeri.info.

Ujësjellësi ka kërkuar më shumë kujdes nga bashkatdhetarët.

Më poshtë njoftimi i plotë nga KRU “Prishtina”:

E shëmtuar!

Edhe një rast i vjedhjes së ujit, në rrugën "Veterniku" në Prishtinë, fqinji në Kosovë ia vjedh ujin fqinjit me pronë në Prishtinë dhe banim në Londër.

Pra, bashkatdhetarë kujdes, kontrolloni ujëmatësit dhe gypat e ujit!