KRU “Prishtina” sot me aksion të madh në Obiliq për borxhlinjtë

KRU “Prishtina” sot me aksion të madh në Obiliq për borxhlinjtë

Aktuale September 13, 2023 - 08:03

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” sot do të zhvillojë një aksion në komunën e Obiliqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha, si dhe ata ilegalë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, duke theksuar se aksioni pritet të fillojë nga ora 10:00.

Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi pesë milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.