Kurti: Të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike
Foto: Laura Hasani

Kurti: Të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike

Aktuale September 12, 2023 - 23:29

Kryeministri Albin Kurti, ka folur për takimin e 14 shtatorit me Vuçiqin, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe izolimin, situatën në veri dhe kërkesa e tij për BE-në.

Sa i përket takimit të 14 shtatorit, Kryeministri Kurti ka deklaruar se shpreson që ky proces i dialogut do të bëjë një kthesë në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike dhe kjo nënkupton një plan të sekuencuar të zbatimit të marrëveshjes.

Sipas Kurtit, gjashtë fjalitë e para të preambulës, 11 nenet dhe 12 pikat e aneksit të zbatimit nga Brukseli e nga Ohri do të duhej që të zbatoheshin sa më parë në plotni.

LEXO EDHE: 

Cili është “kompromisi” i Kurtit në takimin me Vuçiqin?

Në këtë intervistë në DW, kryeministri Kurti ka folur edhe për atë se çka kërkon ai nga bashkësia ndërkombëtare në lidhje me politikën ndaj Serbisë?

Në këtë rast, Kurti ka deklaruar se BE-ja do të duhej që mos t’i tolerojë ata që nuk i kanë vendosur sanksione federatës ruse dhe në të njëjtën kohë do të duhej të kërkojë nga Serbia që ta njoh Kosovën, të mos e destabilizojë Bosnjën edhe t’i heq duart nga Mali i Zi.

Sipas Kurtit ndaj Serbisë do të duhej të vendoseshin sanksione prej tërheqjes së investimeve të vendeve anëtare të BE-së e deri te kthimi i regjimit të vizave.