Kusari-Lila: Pezullimi i ligjeve nga Kushtetuesja, mekanizëm opozitar
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila: Pezullimi i ligjeve nga Kushtetuesja, mekanizëm opozitar

Aktuale September 12, 2023 - 22:58

Këtë javë nis sesioni i ri i Kuvendit të Kosovës, ku pritet të ketë shumë zhvillime, por si do të shkojnë gjërat ka shumë pikëpyetje, ngase opozita ka paralajmëruar se nuk do të votojë asgjë.

Këtë të enjte do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për çështjen e teksteve shkollore, derisa po në këtë ditë është edhe takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila së pari përmendi punën dhe angazhimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast përmendi ligjet që janë miratuar dhe që janë në procedurë, por që premtoi se në Kuvend do të punohet me më me përkushtim e angazhim maksimal

“Ajo që qytetarët presin nga ne, në kuptimin e legjislaturës të kemi jo vetëm harmonizimin dhe koordinimin, por edhe në funksionimin e rezultateve konkrete”, deklaroi Kusari-Lila në RTK, teksa për opozitën ajo u shpreh se ka nuk ka konsistencë në qëndrimet e tyre, veçmas kur është në pyetje organizimi i zgjedhjeve parlamentare.