Bastisjet dhe arrestimet e EULEX-it, Faik Fazliu: Kjo prokurori urdhrat i merr nga Beogradi
Aktuale
September 12, 2023 - 22:41
Ish-anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu ka folur për bastisjet e familjarëve të dëshmorëve, Bahri e Fahri Fazliut, por edhe ndalimin që Rrustem Mustafës i është bërë nga EULEX-i.
Ai ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale është degë e Serbisë.
Sipas tij, të gjitha urdhëruat i marrin nga prokuroria në Beograd që kur kanë nisur me operacione.
”Unë e kam quajtur këtë Prokurori si degë të Prokurorisë së Serbisë që kur ka nisur operacionet. Unë jam i bindur që urdhrat i merr nga Prokuroria e Serbisë”, tha ai në T7.
”Unë këtë e shoh si një lloj shantazhi, në mënyrë të tërthortë të të gjithë atyre që janë kundër kësaj prokurorie”, ka thënë ai.