EULEX-i nuk ka kompetenca për realizimin e operacioneve të bastisjes
Foto: Zëri

EULEX-i nuk ka kompetenca për realizimin e operacioneve të bastisjes

Aktuale September 12, 2023 - 19:47

Gjatë ditës së sotme u raportua se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), ka kryer bastisje në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

U tha po ashtu se në këtë aksion u morën edhe gjësende personale si: Fotografi, libra, edhe telefon.

Por, ky mision sqaron se nuk ka kompetenca për realizimin e operacioneve të bastisjeve dhe konfiskimit.

“Në kuadër të kornizave të mandatit aktual për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt ngritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, në lidhje me operacionet e tilla, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetimore”, thuhet në reagim.