Ujësjellësi paralajmëron aksion shkyçjesh nesër në Obiliq
Foto: Laura Hasani

Ujësjellësi paralajmëron aksion shkyçjesh nesër në Obiliq

Aktuale September 12, 2023 - 13:58

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një aksion të madh të shkyçjes në komunën e Obiliqit, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë.

Ndërsa, sipas njoftimit, ky aksion do të fillojë në orën 10:30 dhe me asistimin e Policisë së Kosovës, raporton Zeri.info.

“Nesër, 13 shtator 2023, e mërkurë, duke filluar nga ora 10:30, do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Obiliqit. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”. /Zëri