Kurti takohet me gjeneralin turk, i cili do ta marrë komandën e KFOR-it

Kurti takohet me gjeneralin turk, i cili do ta marrë komandën e KFOR-it

Aktuale September 12, 2023 - 13:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në mbrëmje takoi gjeneralmajorin turk, Özkan Ulutash, i cili pritet të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it në Kosovë.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se të udhëhequr nga përkushtimi i njëjtë për paqe dhe siguri, kryeministri Kurti tha se mezi pret të punojnë dhe të angazhohen së bashku për qëllime dhe objektiva të përbashkëta, teksa i uroi mirëseardhje në Kosovë. /Zëri