Rama shkëput tri kontrata: Kompanitë të papërgjegjshme, ngecën në realizimin e punimeve
Foto: Laura Hasani

Rama shkëput tri kontrata: Kompanitë të papërgjegjshme, ngecën në realizimin e punimeve

Aktuale September 12, 2023 - 13:40

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ditëve të fundit ka shkëputur tri kontrata me kompani të papërgjegjshme, të cilat sipas tij nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik, raporton Zeri.info.

“Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve, duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolerojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e kryeqytetit. Kompanive të tilla do t’ua konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve, që arrin vlerën 10% të shumës së projektit”, shkroi Rama. /Zëri