Takimi i 14 shkurtit Kurti – Vuçiq, BE-ja publikon agjendën
Foto:European Union

Takimi i 14 shkurtit Kurti – Vuçiq, BE-ja publikon agjendën

Aktuale September 12, 2023 - 13:30

Të enjten, më 14 shtator, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, do të presë një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Sipas agjendës së publikuar nga BE-ja, Borrelli bashkë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale, transmeton Zeri.info.

Po ashtu, bëhet e ditur se do të ketë një deklaratë për mediat pas takimit nga Borrelli. /Zëri