Avokati i familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu: Bastisja nga Specialja, e kotë

Avokati i familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu: Bastisja nga Specialja, e kotë

Aktuale September 12, 2023 - 12:10

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë realizuar sot një bastisje në banesën e familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit, ndërsa avokati i familjes Fazliu tha se nuk është sekuestruar asgjë, ndërsa e ka cilësuar si të kotë bastisjen, transmeton Zeri.info.

“Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë, Fahri e Bahri Fazliu dhe me këtë rast janë munduar kinse të sekuestrojnë prova, të cilat atyre u nevojiten, mirëpo ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme dhe se ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”, deklaroi avokati Artan Qerkini.

Ai tha se Gjykata Speciale duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave të bastisjeve, sepse cenohet privatësia e familjes.

Ai shtoi se rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë për nevojat e procedurave të rasteve që janë në procedurë, raporton Zeri.info.

Sipas tij, pas bastisjes janë marrë disa dokumente, që kanë qenë publike dhe se nuk ka pasur fare nevojë të kryhet bastisja në banesë. /Zëri