Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Aktuale September 12, 2023 - 07:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat do të lëvizin nga 15 deri 29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.