Begaj për tragjedinë e 11 shtatorit: Lufta kundër terrorizmit, ajo që na bashkon

Begaj për tragjedinë e 11 shtatorit: Lufta kundër terrorizmit, ajo që na bashkon

Aktuale September 11, 2023 - 13:46

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në SHBA.

Ai ka thënë se Shqipëria qëndron në solidaritet me SHBA-në, teksa tha se lufta kundër terrorizmit na bashkon, raporton Zeri.info.

“Sot ndalemi për të kujtuar ngjarjet tragjike të 11 shtatorit. Ne qëndrojmë në solidaritet me Shtetet e Bashkuara, duke nderuar jetët e humbura atë ditë. Lufta kundër terrorizmit na bashkon, duke forcuar vendosmërinë tonë për paqe dhe siguri”, shkroi Begaj në platformën “X”. /Zëri