Nis Samiti i Bërdo Brijunit, bashkë në një tryezë Osmani dhe Vuçiqi

Nis Samiti i Bërdo Brijunit, bashkë në një tryezë Osmani dhe Vuçiqi

Aktuale September 11, 2023 - 11:35

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka nisur Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Bërdo Brijunit.

Në këtë organizim është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, njofton Klankosova.

Ky takim po organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Samiti i Bërdo Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, i iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.