Emin Hoxhaj emërohet drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Emin Hoxhaj emërohet drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Aktuale September 11, 2023 - 10:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Emin Hoxhajn si drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Bëhet e ditur se Hoxhaj ishte pjesëtar i UÇK-së dhe pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, raporton Zeri.info.

Po ashtu ai është përfshirë si shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

“Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në komunikatë. /Zëri